Parlamenti Evropian është një institucion ku merren veprime të rëndësishme dhe të gjithë deputetet janë të angazhuar në këtë drejtim.
Por, Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme, suedezja Ylva Julia Margareta Johansson preferon që në momentin e pushimit të shkëputet nga debati që ka në PE dhe t’i kthehet hobit të saj, thurjes.
Në medit e huaja po qarkullon një foto ku Johansson shihet gjatë një pushimi në një seancë plenare të këtij Parlamenti duke thurur çorap.
Social-demokratja prodhon raporte mbi situatën e refugjatëve dhe migrantëve në kufijtë e jashtëm të BE-së, e konsideron veten një “tifoze absolute” të thurjes me shtiza.
Ajo u bë e famshme dhjetorin e kaluar, kur postoi një foto në rrjetet e saj sociale ku mund të shihje dhjetëra çorape që ai kishte thurur për kolegët në Parlamentin Evropian.