“Është thyerje zemre kur merr vesh lajme të tilla të trishta”, Jozefina Topalli jep lajmin e hidhur

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar e hidhëruar për ndarjen nga jeta të profesorit dhe zyrtarit shkodran Mark Laloshi.

Topalli e përshkruan atë si një burrë me shpirt demokrat që nuk e ka kurrë veten edhe pse e dinte se po ndahej nga 3 vajzat e tij të mrekullueshme.

“Sot mora vesht per ndarjen nga jeta te Mark Laloshit.

Eshte nje thyerje zemre kur merr lajme te tilla te trishta.

Marku u bashkua ne qiell me bashkeshorten e tij .

Ai ishte nje burre i drejte dhe i ndershem. Nje baba teper i perkushtuar.

Nje bashkeshort i vecante. Nje mik i shume shkodraneve. Nje burre me shpirt demokrat, qe vinte nga nje familje e mrekullueshme e persekutuar.

Ai e dinte qe do ndahej nga vajzat e tij te mrekullueshme , por nuk e dha kurre vehten.

Imagjinoj dhimbjen e boshllekun teper te madh qe i ka lene ne vecanti 3 vajzave te tij te dashtuna.

Po ashtu shpreh ngushellimet me te thella vellezerve, motres e gjithe familjareve te tij.

Pushofsh ne paqe Mark!”, shkruan Topalli.