E rëndë/ Avioni me 50 pasagjerë në bord bie ne det nga 10 mijë metra lartësi

Një avion pasagjerësh Boeing 737 që mbante 50 pasagjerë është zhdukur në det pasi ra 10,000 metra menjëherë pas ngritjes nga Xhakarta. Avioni Sriëijaya Air u ngrit nga kryeqyteti indonezian të Shtunën dhe po drejtohej për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore kur humbi kontaktet me dhomën e kontrollit, sipas raporteve të mediave lokale.

Avioni që besohet të jetë një Boeing B737-500 mësohet se ka rënë 10,000 metra në më pak se 60 sekonda vetëm katër minuta pasi u ngrit.