E emëroi drejtues qarku, Basha justifikohet për Mark Markun: E kërkuan vetë demokratët e Lezhës. S’kisha çfarë bëja

Emërimi i Mark Markut si drejues politik në qarkun e Lezhës, solli jo pak pakënaqësi në PD, kjo për faktin se ishte në krye të komisionit përzgjedhës. Por për Bashën kjo nuk përbën asnjë problem, pasi nuk ka konfl1kt interesi, dhe për më tepër Mark Markun e kanë kërkuar vetë demokratët e Lezhës.

“Komisioni e përfundoi punën e tij. Nuk ka konfl1kt interesi. Mark Marku është propozuar masivisht nga strukturat e PD në qarkun e Lezhës. Puna e komisinit ka muaj që ka përfunduar.

Merk Marku është një një njëri i përkushtuar dhe me përvojë politikë, vjen dhe jo thjeshtë si zgjedhje por si dhe një kërkesë e vetë demokratëve të Lëzhës në një qark ku ne presin një rezultat të thellë të PD“, deklaroi Basha!