Do të befasoheni! Përse nuk duhet t’i hidhni kurrë bustinat e përdorura të çajit

Nëse deri para pak kohësh i hidhnit bustinat, tani është t’i ruani pasi përdorimet e tyre do ju habisin.

1.Në qoftë se keni vendosur të zbukuroni ballkonin me aroma dhe ngjyra të reja, mos harroni të vendosni një bustinë çaji brenda vazos përpara se të mbillni lulet. Më pas shtoni dheun dhe përbërësit e tjerë. Në këtë mënyrë ato do të jenë gjithmonë të lulëzuara.

2.Depilimi nuk shkon gjithmonë ashtu siç duhet dhe shpeshehrë mund të pësoni dëme të vogla, si prerje të lehta ose të thella. Përdorni bustinat e çajit për të ndaluar hemorragjinë. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe nuk lejojnë që plaga të infektohet.

3.Personat, të cilët janë alergjikë nga sapunët ose larësit e enëve, mund t’i zëvendësojnë fare lehtë me bustinat e përdorura të çajit. Ato heqin menjëherë yndyrën dhe të djegurat.

4.Edhe pse mund t’i keni larë duart, ato vazhdojnë të kundërmojnë aromën e hudhrës që keni qëruar më parë. Në një enë shtoni uthull molle, ujë dhe bustina çaji dhe me këtë larës lani duart.

5.Era e keqe që vjen nga këpucët bëhet e padurueshme gjatë verës, për këtë arsye aromatizoni këpucë dhe balerinat tuaja me bustinat e çajit.

6.Sa herë që ndiheni të lodhur, vendosni bustina çaji të ngrira mbi sy ose në të gjithë fytyrën. Ndjesia e tyre e shplodhjes është e barazvlefshme me atë të një masazhi.

7. Po sikur t’ju proopozojmë një scrub të ri? Ai me vaj ulliri, limon, sheqer kaf dhe përmbajtjen e bustinave do heqë qelizat e vdekura dhe do i japë një pamje të freskët fytyrës suaj.

8.Në qoftë se jeni ekspozuar shumë në diell, mund të hidratoni lëkurën duke përdorur bustina të njomura me qumësht.