Deputeti shqiptar ftohet në inagurimin e Joe Biden si president i SHBA

Deputeti i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Faton Bislimi është në mesin e të ftuarve të Joe Biden në ditën e inagurimit të kandidatit demokrat si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga LDK, që përmes një komunikate dërguar mediave kanë konfirmuar ftesën nga Biden.

Kështu, Bislimi është edhe politikani i vetëm shqiptar që do të marrë pjesë në inagurimin si president të Joe Biden, i programuar për tu zhvilluar më 20 janar.