Çudit Çiljeta Xhilaga: Do votoj Ramën këto zgjedhje, e meriton! Kam pakënaqësi nga Basha

Do të mbahet mend si një nga këngëtaret që ka qenë e pozicionuar hapur krah Partisë Demokratike, madje ka qenë pjesë e disa mitingjeve të organizuara nga Sali Berisha!

Bëhet fjalë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga. E megjithatë, gjërat kanë ndryshuar. E ftuar në një emision të pasdites, Çiljeta u shpreh se këto zgjedhje do të votojë për Edi Ramën, pasi ka mbetur e zhgënjyer nga Lulzim Basha.

Kohët e fundit jeni distancuar nga PD-ja, cila është arsyeja? “Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, tha Çiljeta.