Bashkëshortja kap ‘mat’ politikanin me të dashurën në shtrat, partia e shkarkon nga posti

Tràdhëtia bashkëshortore i ka kushtuar shtrenjtë një zyrtari të lartë kinez.

Jia Ding, humbi postin e sekretarit të partisë Komuniste të Kinës në qytezën e Yongle pas pamjeve të shpërndara në rrjet nga bashkëshortja e tij e cila pretendon se e kapi në krevat me një tjetër grua.

Në përshkrimin e videos thuhej se burri gjysmë i zhveshur ishte një zyrtar i qytetit ndërsa gruaja në të brendshme ishte dashnorja e tij. Menjëherë në dhomë është futur gruaja e tij, e cila ka nisur një konfrontim fizik me dashnoren e Ding.

Dashnorja e supozuar, tenton të mbulojë fytyrën dhe i ulëret bashkëshortes: “Ky është problemi yt. Diskutojeni vetë, nuk ka të bëjë fare me mua!”.

Ndërsa bashkëshortja që nevrikoset edhe më shumë, përgjigjet: “Nuk ka të bëjë fare me ty? Ti me vjedh burrin dhe thua se nuk ka të bëjë me ty?’ Bashkëshortja më pas tenton ta kapë dashnoren nga fytyra për ta treguar te kamera, dhe i thotë: “Tregoje mirë fytyrën”, por në këtë moment një mashkull thërret “Thirrni policinë!”

Më pas e dashura e Jia i lutet bashkëshortes të mos përdorë dhu.në dhe në pamje shfaqet zoti Jia i cili përpiqet të ndalojë bashkëshorten. Komiteti i partisë së zonës konfirmoi autenticitetin e videos dhe identitetin e burrit.

Në Kinën e lashtë ishte e zakonshme që një burrë të kishte më shumë se një grua, si shenjë familjes së madhe e të suksesshme. Por me ardhjen në pushtet të partisë komuniste në 1949 poligamia u ndalua me ligj.