Basha thyen heshtjen, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Tiranë.

Lajmi u dha nga vet Basha gjatë një interviste për “News24”.

“Unë do të garoj në qytetin e Tiranë. Tirana më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garoj në qytetin e Tiranës.”-tha Basha.