A do të lejohet vaksina kineze në Shqipëri? Reagon për herë të parë ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë ka thënë sot në “Opinion” se brenda janarit do të mbërrijnë mbi 10 mijë doza vaksine anti-covid, në shkurt 30 mijë dhe më pas Pfizer do të nisë në korrik me dërgesat, për paketën e tretë.
Manastirliu tha se deri më tani është siguruar përmes kontraktimit vaksinimi i 800 mijë qytetarëve.

E pyetur nëse do lejohet vaksina kineze, ajo tha:

‘Për ne e rëndësishme është siguria e vaksinës. Për ne janë tre elementë, autorizimi nga EMA, FDA apo e listuar nga OBSH për përdorim. Me këto kushte do të ecim dhe me vaksina të tjera.’-tha Manastirliu.