4 muaj nga zgjedhjet, caktohet drejtuesi politik i PD në Lezhë

Mark Marku do të jetë drejtuesi politik i PD në Lezhë. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që postin e rëndësishëm për drejtimin e qytetit të Lezhës tia besojë Markut.

Pedagogu Mark Marku më parë ka qenë deputet i PD-së, ndërsa së fundmi i kishte vlesuar një vend mes anëtarëve të vlersimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Kur na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, PD duket se po emëron të gjithë drejtuesit politik në qarqe. Më herët, kreu i PD Lulzim Basha ka emëruar si drejtues politik në Shkodër Helidon Bushatin.

Pas tij, u emëruan dhe drejtuesit politik të qarqeve Fier, Vlorës dhe Elbasanit, respektivisht Enkelejd Alibeaj në Fier, ish-kreu i KLSH Bujar Leskaj në Vlorë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Gazment Bardhit, qarkun e Elbasanit.