“Zi e më zi” në Itali, nuk ka të ndalur rritja e shifrave nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 36.176 raste të reja me koronavirus, përballë 250.186 tamponëve të bëra. 653 persona kanë humbur jetën nga covid-19, teksa janë shëruar 17.020 pacientë. Në terapi intensive janë shtruar edhe 42 pacientë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në kujdesin intensiv në 3712.

Për shkak të pandemisë Komuna e Milanos ka anuluar panairin tradicional të Sant’Ambrogio, atë të “Oh Bej Oh Bej”, që duhet të mbahej nga data 5 deri në 8 dhjetor. Organizatorët kanë shpjeguar që të organizosh evente që parashikojnë prezencën e rreth 400 operatorëve është shumë e komplikuar dhe që aktualisht situata epidemiologjike nuk e lejon. Oh Bej Oh Bej që zhvillohen në sheshin Castello dhe përfaqësojnë fillimin e Krishtlindjeve, tërheq çdo vit mijëra qytetarë dhe turistë.