Zgjedhjet e 25 prillit! Pedagogu i njohur zbulon planin e fshehtë të kryeministrit Rama

Pedagogu Mark Marku u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, Marku tha se Rama do t’ua mohojë qytetarëve që të kenë të drejtën për të votuar në mënyrë demokratike.

“Mendoj se Rama po e mohon dhe ka prirje që tua mohojë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar në mënyrë demokratike në zgjedhje. Kjo shihet që tek ndryshimet në kodin zgjedhor apo përpjekjet për të kontrolluar mediat, ku gjithçka po e çon tek miqtë e vetë paranë. Ai po bën veprimet e mundshme që të ndikojë. Se manipulon dot votën në vetvete. Mund të manipulojë numrin e votave dhe kutitë e votimit. Vetë qytetarët duhet të përgatiten se: ‘nuk do të ketë manipulim votash’”, pohoi Marku për News24.