Vajza e ish-deputetes demokrate: Më ngacmojnë djemtë socialistë

Modelja Ada Deda, vajza e ish-deputetes Albina Deda ka rrëfyer pa komplekse ngacmimet që i vijnë në rrjetet sociale nga djemtë socialistë. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Rtv Ora modelja i ka thënë të gjitha. Ada shprehet se ngacmime ka shumë, duke preferuar mos të thotë emra, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë krijuar familje. Ndër të tjera modelja veçon një rast kur një djalë e kishte ngacmuar në Instagram, por më pas i kishte bërë bllok, pasi e dashura e tij ishte xheloze dhe ishte kthyer t’i shkruante kur i kishte dhënë fund lidhjes.

‘Ngacmime ka plot. Por s’dua të përmend emra duke qenë se shumica kanë krijuar familje. Më kanë ngacmuar në rrjetet sociale, madje njëri më shkruante, më pas më bëri bllok 3 vjet, sepse kishte të dashurën xheloze. Kur u ndanë më zhbllokoi dhe filloi sërish’ (qesh)-deklaron Ada. Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda poston shumë herë foto seksi në rrjete sociale duke vënën në pah hiret e saj.