Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama zbulon arsyen e vizitës në Abu Dabi përmes një video mesazhi në rrjetet sociale.

“Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara – Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase për #ShqipërinëqëDuam

Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut”, shkruan Rama.

Video e plote=> https://www.facebook.com/watch/?v=174332327677288