I riu që shihni në foto është Denion Fiku, 20-vjeçari që u kap sot nga policia në Bulqizë me kalla.shnikov dhe sh0tgun në makinë.
Ai lëviste bashkë me dy shokë të tij nga Tirana, dhe pas një kontrolli të imtësishëm u konstatuan ar.mët e ftohta dhe mun1cion luf.tarak.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arr.estimi i shtetasit Denion Fiku, për veprat pen.ale “Mbajtja pa leje e ar.mëve luf.tarake” dhe “Mbajtja pa leje e ar.mëve të gjuetisë”; si dhe shtetasve Saimir Hallaçi 24 vjeç dhe Andi Çuni 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën pe.nale “Moskallëzimi i kr1mit”.
Po ashtu mësohet se i riu i arr.estuar është djali i Dëfrim Fikut, kryetar i PD-së në Bulqizë dhe rezulton se është dhe simpatizant i “flaktë” i Partisë Demokratike.
Pas vëzhgimit në rrjetet sociale, i riu shihet se ka postuar foto nga koha kur PD zhvillonte protesta përballë Kryeministrisë. Madje Fiku ka bërë dhe një foto me liderin e PD-së, Lulzim Basha.
Babai i tij, Dëfrim Fiku u rizgjodh për të drejtuar degën e PD-së në Bulqizë në vitin 2018. Më parë, Dëfrim Fiku ka drejtuar Komunën Zerqan.