U kap màt me këngëtarin, reagon për herë të parë Ana e ‘Përputhen’

Prej ditësh, në media është përfolur për një lidhje mes Anës së “Përputhen” dhe reperit Bardhi, i njohur nga hiti “Betohemi”. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.

Gjatë puntatës së sotme të “Përputhen”, Ana reagoi për herë të parë rreth lajmit në fjalë. E pyetur nga Bora Zemani rreth Bardhit, konkurrentja tregoi se janë vetëm miq dhe njihen prej kohësh.
“Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë. Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë”, u shpreh Ana.