U dorëzua kur mjekët i hoqën fëmijën e pajetë, prek nëna e 28 vjeçares që ndërroi jetë te Infektivi: U bë engjëll shpirti mamit

Vde.kja e 28 vjeçares Emanuela Dalipi dje në spitalin Infektiv ka sh0kuar gjithë opinionin publik. E reja ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, por për shkak të gjendjes së rënduar mjekët i kishin hequr foshnjën e pajetë.

Dy ditë para se Emanuela të ndërronte jetë, mjekët i hoqën fëmijën e pajetë, dhe prej atij momenti ajo “ishte dorëzuar, dhe s’kishte më dëshirë të qëndronte në spital”. Familjarët e saj të shkàtërruar nga dhìmbja kanë thënë se edhe 3 vite më parë, atyre u kishte vde.kur një tjetër vajzë, motra e Emanuelës.

Nëna e Emanuelës, Irena Dalipi ka publikuar foton e së bijës në profilin e saj dhe e pikëlluar shkruan “U bë dhe shpirti mamit ëngjëll… o zooot…”.

Kujtojmë se, Emanuela Dalipi ishte infèktuar afro dy javë më parë me Covid-19, kur kishte shkuar të bënte një ndërhyrje në dhëmballë. Pas ndërhyrjes, ajo kishte patur vazhdimisht dhimbje të forta koke dhe kishte shkuar në një tjetër klinikë private. Aty Emanuelës i kishin dhënë një mjekim për astmën, ndërsa në fakt, gjatë kësaj periudhe ajo ishte prekur nga korònavirusi dhe kishte shfaqur simptomat e para.

Për disa ditë 28-vjeçarja qëndroi në shtëpi, por kur gjendja u rëndua u dërgua në spital. Aty mjekët konstatuan se foshnja kishte lëvizur duke u ngjitur lart, çka i kishte shkaktuar më pas dhe ndërprerjen e oreksit. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, Emauela nuk ia doli të fitonte dot betejën për jetën.