Trondit me deklaratën Lulzim Basha, zbulon lëvizjen e papritur të Ramës: Ka çuar një personazh të Tiranës tek një ish-komandant i UÇK-së. Ja çfarë i ka kërkuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama ka dërguar në Kosovë një personazh të Tiranës, emrin e të cilit nuk e ka treguar, për t’i ofruar ose para ose tender një komandanti të UÇK-së në mënyrë që ai të tërhiqte disa fjalë që i kishte thënë të mira për kryedemokratin.

Sipas Basha, kjo kërkesë e Ramës ndaj komandantit të UÇK-së i është bërë me qëllim që “të vazhdojmë fushatën ndaj tij”.

Pjesë nga intervista

Basha: Doni të dini diçka. Ta bëjmë një lajm të vogël?

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UÇK-së dhe i ka thënë: “Edi Rama ka thënë hap gojën, tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.