Tràgjedi brenda familjes! Dy javë pas vdekjes së të atit, vdès nga Covid-19 këngëtari i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë vjen për artin shqiptar.

Mësohet se këngëtari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Refet Imeri ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Ai iku nga kjo botë, 14-ditë pas babait të tij, Ali Imeri (Lika) pasi edhe ai vdiq gjithashtu nga Covid-19.

Babë e bir kanë qenë anëtarë të Shoqërive Kulturore Artistike të Gostivarit, Besa dhe Lulet e Malësisë, nga ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin e folklorit dhe këngës shqipe.