Situata e COVID-19 në vend, merret vendimi i rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Teksa gjatë muajit nëntor është vënë re një trend në rritje i numrit të të infektuarve me COVID-19, mësohet se nesër do të hapet pavioni i tretë i spitalit COVID 3.

Burime brenda Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, bëjnë të ditur se ky pavion ka një kapacitet prej 50 shtretërish.

Po ashtu, të njëjtat burime zbulojnë se brenda javës pritet të hapet dhe spitali COVID4, ku do të trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se ai do të ketë gjithsej 100 shtretër.