Shqipëria merr një fitore të pastër në ‘Air Albania’! Mund 3-1 Kazakistanin

Është mbyllur me rezultatin 3-1 sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit. Një ndeshje totalisht e dominuar nga kuqezinjtë që këtë herë nuk zhgënjejnë dhe marrin një 3 pikësh të rëndësishëm dhe kanë shumë shanse për të vendin e parë.

Goli i parë I ndeshjes u shënua nga Cikalleshi, ndërsa Ismajli dyfishoi takimin. Pas vetëm një minutë loje, Kazakistani gjen golin me Abiken që nga mesi I fushës surprizon Berishën.

Në pjesën e dytë është sërish Shqipëria që dominon ndeshjen dhe Abrashi fiton një penallti në minutën e 62-të që kthehet më pas në gol Manaj.

Me këtë gol mbyllet edhe krejt takimi, ndërsa Shqipëria shkon në kuotën e 8 pikëve, 2 pikë më pak se Bjellorusia, kundërshtari i radhës që kuqezinjtë do të luajnë ditën e mërkurë.