Sekretari me jashtë në PD tregon ‘padashje’ prapaskenat: Ne e informojmë Holandën kundër Shqipërisë

Sekretari i Partisë Demokratike për marrëdhëniet ndërkombëtare, Arben Kashahu, ka deklaruar “padashje” për gazetarin Arbër Hitaj, se PD çon informacione kundër Shqipërisë në Parlamentin dhe Qeverinë e Holandës. Kashahu arben kashahuu shpreh se PD e ka detyrim kombëtar të informojë Bundestagun gjerman dhe qeverinë hollandeze për të vërtetën në raport me Shqipërinë, pasi ato nuk janë armike të Shqipërisë.

“Shqipëria nuk ka asnjë armik në Bashkimin Europian apo në Botë, që të detyrojë BE që mos të ingrojë një vend. Mazhoranca nuk mund të akuzojë PD se ka ndikuar në vonesat e procesit. Është një lajthitje kjo e mazhorancës. Partia Popullore Evropiane është familja më e madhe politike në BE dhe kurrsesi PD nuk mund ta tërheqë nga hundët këtë organizatë. PD është një nga anëtaret më të përgjegjshme të kësaj organizate dhe shumë aktive. Ato janë si parti motra të PD dhe ne ndajmë shqetësimet tona më ata. Kurrsesi PD nuk ka forcën ta çojë Partinë Popullore Europiane në ndryshimin e mendimit ose qëndrimit që nuk ka bindje. Është familja më e madhe e vlerave në Europë. Por ne kemi detyrimin që ti informojmë ata në të gjitha format politike. Ne e kemi bërë edhe me shtetet europiane. Ne kemi patur detyrimin kombëtare të informonim Bundestagun gjerman, parlamentin hollandez, qeverinë hollandeze për të vërtetën në raport me Shqipërinë. Këto parlamente dhe qeveria nuk janë armike të Shqipërisë”, tha ai.