Ronela Hajati hakmerret me Young Zerkën, e transformuar jep mesazhin e koduar për mashkullin që i ka marrë mendjen

Ronela Hajati është shfaqur me një look të ri në pozat e fundit në “Instagram”, ku duket shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Këngëtarja kishte veshur një body ngjyrë blu të ngushtë pas trupit, që i theksonte format trupore, ndërkohë që kishte ndryshuar dhe ngjyrën e flokëve.

Ajo u shfaq me flokë biondë platin dhe të prerë shkurt. Komentet krah postimit kanë qenë të shumtë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ky është një look që Ronela ka zgjedhur si pjesë të një projekti të ri muzikor apo ka qenë thjesht dëshirë e saj për një ndryshim.

“Po du me kon e tijaaa,”- shkroi ajo krahas fotos, përshkrim, i cili mund të jetë titulli i këngës së radhës.

Ndërkohë, komentuesit kanë filluar të hamendësojnë nëse Ronela ka bërë një pr0vokim për ish-in, Young Zerkën, tashmë që po përflitet për një lidhje me moderatoren, Kiara Tito.