REKORD I ZI/ Ja sa pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit raportohen 13 vìkt1ma në vendin tonë nga koronavirusi.

Njoftimi i Ministrisë

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të vìkt1mave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon se të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.