Kryeministri Edi Rama vizitoi sot shkollën e rindërtuar “Vëllezërit Haradinaj” në RRashbull të Durrësit.
Fillimisht kreu i qeverisë u ndal tek dhoma e paletrës aty ku dhe sfidoi nxënësit, duke bërë një kosh basketbolli dhe duke treguar edhe njëherë talentin e tij në sporte.
Më pas kryeministri Rama bëri dhe batuta me italianin që e shoqëronte dhe mësueset e kësaj shkolle.
Pjesë nga biseda:
Rama: Përshëndetje drejtoresha…
Drejtoresha: Gjithçka duket për mrekulli, suksese…
Rama: Puna jonë kaq ishte, tani fillon suksesi juaj…gëzimi juaj vazhdon nga tani e tutje. Bravo bravo…
Nxënësit në kor: Po na pëlqen shumë, faleminderit
Rama: Tani duhet vetëm të mësoni dhet a mirëmbani
Nxënësit: Po.
Rama i drejtohet një nxënësi: Hë more ti, u ule në fund ëëë? Mos të kapte zysha…(dëgjohen të qeshura.
Kryeministri del dhe bën një tur në ambientet e jashtme të shkollës. Kjo është një nga shkollat që kryeministri ka inaguruar, pas tërmetit të 26-nëntorit.