Rama poston foton me Zahon, ja si e kaloi pasditen Kryeministri

Kryeministri, Edi Rama ka zgjedhur “gjirin” e familjes për të kaluar këtë të dielë.

Rama duket se ka drekuar së bashku me djalin e tij, Zaho, me të cilin ka konsumuar edhe pica margarita.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Rama shihet teksa merr një copë pice nga i biri.

Nuk janë të rralla fotografitë që kryeministri Rama publikon me djalin e tij.