Rama jep lajmin për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara: Me ndihmën e Zotit…(E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë hapur garën ndërkombëtare për një tjetër Park Fotovoltaik, të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit.

Rama është shprehur se kjo garë ndërkombëtare për Parkun Fotovoltaik të Spitallës, është i dyti pas Karavastasë.

Ndër të tjera Rama është shprehur se kjo i hap rrugën Shqipërisë për një të nesërme dhe një ekonomi më të mirë.

Ndër të tjera kryeministri ka treguar se ditën e djeshme është nënshkruar dhe marrëveshja ma Emiratet e Bahkuara për lagjen e re që do të zhvillohet në zonën e Spitallës.

“Është një event shumë i rëndësishëm për të nesërmen jo shumë të largët të ekonomisë tonë dhe sektorit energjitik. Është një vendim i rëndësishëm sepse lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e një zone që ka një gravitet strategjik dhe lidhet dhe me ekonominë përmes këtij procesi që hapet pas një parku tjetër fotovoltaik. Ky park në zonën e Spitallës është një pjesë qe jetëson vizionin tonë për Durrësin e 2030 dhe Shqipërinë e 2030.

Shohim që interesi është i lartë edhe pse periudha e pandemisë ka ndërlikuar shumë procese në botë dhe ka ndaluar procese të rëndësishme për ne. Në këtë mozaik e besojmë se është vërtet themelore vendosje këtij paraku fotovoltaik që vjen pas procesit të Karavastasë dhe besojmë shumë mbi atë bazë do të kemi një tjetër sukses të rëndësishëm dhe të zgjerojmë kapaciteett e prodhimit të vendit, po edhe për të marrë 70% të këtij prodhimi për tregun e brendshëm. Me ndihmën e Zotit do arrijmë t’i bëjmë se për shkak të pandemisë kemi anuluar dhe vonuar disa gjëra. Jo më pak e rëndësishme mbrëm kemi konkluduar marrëveshien me Emirate e Bashkuara për lagje e re që do financohet në zonën e Spitallës, por edhe pallatet e reja që do të bëhen në qytet. Dhe siç e thash dhe më parë kjo lagje është ana tjeter e kësaj medalje të bukur,” tha Rama ndër të tjera.