Prodhuesi i arkìvoleve bëhet milioner brenda ditës (Foto)

Një prodhues arkìvolesh indonezian u bë milioner i menjëhershëm kur një meteorit me vlerë 1.4 milion £ u rrëzua në çatinë e shtëpisë së tij.

Josua Hutagalung, 33 vjeç, ishte duke punuar në një arkìvol pranë shtëpisë kur shkëmbi hapësinor ra në verandë.

Ai jetonte në Kolang, Sumatra Veriore.

Guri i vetëm, me peshë 2.1 kg, la një vrimë të madhe në çatinë e ndërtesës dhe përfundoi i varròsur 15 cm thellë në tokën pranë shtëpisë.

Josua, i cili arriti të gërmonte shkëmbin, tha se meteori ishte akoma i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer kur e preku.

Ai shtoi: Zhurma ishte aq e fortë sa edhe pjesët e shtëpisë u dridhen. Dhe pasi kërkova, pashë që çatia ishte dëmtuar.

Banorët lokalë në zonë kishin dëgjuar zhurma të forta që luhatën shtëpitë e tyre. Dhjetëra kanë vizituar shtëpinë e Josua për të parë objektin e rrallë. “Shumë njerëz kanë ardhur, nga kureshtja dhe duan të shohin gurin,” tha ai.

Meteori, i cili vlerësohet të jetë 4.5 miliardë vjet i vjetër, vlen rreth 1.4 milion. Babai i tre fëmijëve tha se do të përdorte një pjesë të parave për të ndërtuar një kishë në komunitetin e tij.