Presidenti nuk lëviz nga Shtëpia e Bardhë! Pas rinumërimit të votave në Georgia, Donald Trump bën një tjetër lëvizje të papritur

Teksa kanë kaluar dy javë tashmë që nga zgjedhjet, Donald Trump ka qenë i vendosur në qëndrimin e tij dhe për asnjë moment nuk e ka pranuar humbjen, madje ka insistuar në betejën ligjore dhe rinumërimin e votave.

Pas rinumërimit të votave në Georgia, ku parregullsitë e vogla të zbuluara, nuk sollën asnjë ndryshim të rezultatit, fushata e Trump do të kërkojë të njëjtën gjë, në një tjetër shtet.

Mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë rinumërim të pjesshëm të votave në shtetin e Winsconsi, ku rivali i tij Joe Biden është projektuar fitues me 20 mijë vota më shumë.

Fushata e Trump ka dyshime për parregullsi të paktën në dy rajone të këtij shteti, në Milwaukee dhe Dane.

Që ditën e parë pas zgjedhjeve Donald Trump ka bërë deklarata për mashtrime në zgjedhje dhe refuzon të nisë largimin nga pushteti. Rivali i tij Biden e akùzon atë për vonesa në tranzicion që po dëmtojnë përgjigjen ndaj pandemisë.

Mbështetësit e Trump kanë kontestuar rezultatin edhe në shumë shtete të tjera edhe pse zyrtarë zgjedhorë thonë se nuk ka prova për parregullsi.