“Prej muajsh punohet me tre turne”, Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë.

Rama deklaroi se me këtë segment pritet që të ketë zhvillime të rëndësishme në sektorin e turizmit, ndërsa ka publikuar edhe një video në rrjetin social “Facebook”, bashkangjitur së cilës shkruan se ky segment do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik.

“Në kantierin e bypass-it ku prej muajsh punohet me tre turne, për të përmbyllur një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila jo vetëm e afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale, por do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik të llojit më të bukur.Një segment kyç në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit, i cili do të jetë gati para nisjes së sezonit të ardhshëm turistik”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/406397400393649/