Policia gjobiti të gjithë pjesëmarrësit në ditëlindjen e tij, Bes Kallaku poston foto krah vëllait të Lefter Kokës dhe ironizon: Mos ma harroni këtë, ky do paguajë gjobën e Ijes

Në datë 20 nëntor aktori i njohur Bes Kallaku festoi 35 vjetorin e lindjes në një lokal në Laknas të Kamzës, por si “dhuratë” nga policia mori gjobë, pasi kishte thyer rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik.

Së bashku me të u gjobitën të gjithë pjesëmarrësit në ditëlindjen e tij, ndërsa gjoba më e madhe i takoi pronarit të lokalit, i cili u ndëshkua me 10 milionë lekë të vjetra.

Mes të pranishmëve ishin edhe shumë figura të njohura të politikës, artit dhe sportit, ku nuk mungonin presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Lajmi për gjobat bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme, ndërsa vetë aktori është përgjigjur me një foto në Instagram me Leonard Kokën, vëllanë e ish-ministrit Lefter Koka, ku me ironi shkruan:
“Flm që ishe dhe ti i pranishëm te ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë gjobën e Ijes”..