“Po përpiqemi që të mos presim në fund”, kryeministri Rama flet për vaksinën anti-COVID: Nuk i kemi lënë gjë mangut popullit! Ja kush do ta përfitojnë të parët!

Kryeministri Rama u shpreh sot se të parët që do të përfitojnë nga vaksina anti-COVID do të jenë bluzat e bardha, mësuesit dhe policët.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se qeveria aktualisht nuk po përpiqet të mendojë se kë vaksinë do të marrë, por po përpiqet të mos presë në fund për ta garantuar atë për kategoritë më të rrèzìkùara, mjekët, infermierët, punonjësit e spitaleve, mësuesit dhe punonjësit e policisë.
“Nuk jemi në fazën ku mund të zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë por të garantojmë që ta kemi në dispozicion duke filluar nga mjeket, infermierët, mësuesit, policët pastaj të gjithë me radhë. Po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjitha vendet për ta patur. Ajo që ne na duhet është të mos mbetemi në bisht dhe ta vendosim në dispozicion për këto kategori vaksinën sa më shpejtë. Po bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos presim në fund. E lirë e shtrenjtë është një temë tjetër, ne nuk i kemi lënë gjë mangut popullit kur vjen puna te çështjet e jetës.”, deklaroi kryeministri Rama.