Pasi aktori i famshëm Leonardo Di Caprio përmendi kryeministrin Rama dhe bëri reagimin e papritur, aktivistja ngre alarmin: Urojmë që kjo mbështetje e tij të vazhdojë

Aktivistja Besjana Guri ka sqaruar edhe më shumë çështjen e Vjosës, i cili është lumi i vetëm i egër që ka mbetur në Europë.

“Vjosa sot është lumi i vetëm i egër që ka mbetur sot për sot në Europë. Prandaj do të sillte edhe të mira ekonomike për banorët vendas.

Çështja e Vjosës është një çështje ndërkombëtare dhe që nuk na përket vetëm ne. Siç është Leonardo Di Caprio, që i jep rëndësi kësaj çështje dhe reagon për të dytën herë. Urojmë që kjo mbështetje të vazhdojë. Vetë lugina e Vjosës është një degë shumë e madhe dhe ka shumë projekte që e cënojnë, por çështja e hidrocentraleve nuk prek vetëm Vjosën, por të gjithë lumenjtë në Shqipëri”, u shpreh ajo për abc news.

Kujtojmë se dje aktori i njohur Leonardo Di Caprio ka reaguar rreth fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et.

“Vjosa, jo diga” ishte edhe mesazhi kryesor i Di Caprios, i cili ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama lidhur me refuzimin projektit të digës për mbrojtjen e Vjosës.