Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ndërron jetë nga Covid në moshen 39-vjeçare DJ i njohur

Dj Decibel ka ndëruar jetë në moshën 39-vjeçare për shkak të koronavirusit.

Dj i njohur grek, Dimitris Bello ka ndërruar jetë në spitalin ‘Gennimata’, ku ishte i shtruar prej disa ditësh.

Mediat greke bëjnë me dije se 39-vjeçari, babai i dy vajzave nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe se në fillim kur kishte rezultuar pozitiv me Covid kishte simptoma të lehta, por më pas gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.