Koronavirusi i ka marrë jetën doktorit të Shkencave Gjeologjike dhe profesorit të njohur shqiptar, Hamit Noka.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale.
Noka ishte një personalitet në shkencën e gjeologjisë jo vetëm në Kukës, por në gjithë Shqipërinë, një personalitet i shquar në fushën e kërkimeve dhe studimeve gjeologjike.