Nga jugu ne veri, takimet e FRPD kthehen në burime infeksioni: Rreth 100 të rinj pa maska në ambient të mbyllur

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka publikuar në rrjete sociale një status ku thotë se gjatë fundjavës janë bërë takime me të rinjtë në jug të vendit, ndërsa tani do të jenë në veri.

Po të shohesh fotot e publikuara nga vetë Këlliçi në facebook, vihet re që takimet me të rinjtë janë në ambient të mbyllur, pa distancë dhe asnjë nuk shihet me maskë.

Vihen re rreth 100 persona që janë shumë afër me njëri-tjetrin ndërsa në tavolina shihet vetëm ujë, asnjë mjet dezinfektues.

Në situatën në të cilën ndodhemi, mbledhje të tilla janë tepër të rrezikshme për shoqërinë pasi një person me Covid-19 mund të infektojë dhjetra të tjerë, gjë që bën të mundur zgjatjen e zinxhirit të infektimeve.