Nard Ndoka sfìdon Bashën ‘kokë për kokë’: Do bëhem kryeministër po mora…

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është ‘vënë në garë’ kokë më koëk me kryedemokratin Lulzim Basha.

I ftuar në “Report tv”, vetëm për të larguar kryeministrin Edi Rama, Ndoka tha se ishte i aftë të merrte çdo post politik. Madje, me batutë shtoi se mund të bëhej edhe vetë kryeministër, nëse merr më shumë vota se Basha.

“Unë jap kontribut edhe pa qenë fare në listë. Ne kemi kryeministrin Rama që duhet të largohet sa më parë, renditja jonë nuk ka rëndësi. Basha ka treguar një lloj përgjegjshëmrie për vendin. Lënia e mandateve ka qenë më i duhuri. Nuk pati asnjë lloj pasoje. Ne përfaqësojmë qytetarët tanë. Ne kemi përfaqësuar zërin e tyre, opozita ka funksionuar si institucion. Unë kam një dëshirë të madhe për të dhënë një kontribut. Kjo është dëshira ime më e madhe. Unë nuk e refuzoj asnjë post politik. Edhe nëse marr më shumë vota se Lulzim Basha unë do bëhem kryeministër,”- tha Ndoka.