Monika Kryemadhi merr SMS-në e papritur në studio

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për situatën politike pas rizgjedhjes në krye të partisë.

Kryemadhi ka marrë një mesazh në celularin e saj, mbrëmjen e sotme teksa po fliste në studion e “Open” për garën në LSI.

Teksa po argumentonte përgjigjen e saj, kryetares së LSI-së i erdhi një mesazh. Kryemadhi e lexoi LIVE dhe nisi të qeshte.

“Ja se po me pyesnit…më shkruan pastor Paulini. “mos ki merak thotë se vij e kandidoj unë për kryetar”, më shkruan ai. E përshëndes shumë, mund të vijë të kandidojë, por s’i lejohet,” tha Kryemadhi për Open.