Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot një rënie të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vend, ku janë regjistruar 565 raste të reja dhe 14 humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.

Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona