Milionat që do t’i fitojë Tyson për meçin me Jones Jr!

10 milionë euro për Tyson dhe tre milionë për Jones Jr. Legjendat e boksit, Mike Tyson 54-vjeç dhe Roy Jones Jr 51 vjeç, do të hyjnë sërish sonte në ring (28 nëntor), mirëpo ata do të kenë rregulla të tjera nga boksi i përhershëm.

Do të jetë meç me tetë runde. Secili rund do të jetë 60 sekonda, shumë më ndryshe se rundet e zakonshme në boks, 2 minuta më të shkurtër.

Sido që të jetë, është raportuar se do të jetë meç për bamirësi, megjithatë sipas Kevin Iole të Yahoo Sports, legjenda e boksit, Tyson, do të fitojë një shumë prej 10 milionë dollarësh, ndërsa Jones Jr do të fitojë rreth tre milionë dollarë. Meçi do të zhvillohet në “STAPLES Center” nga ora 21:00 të shtunën.