Masa të reja për të frenuar koronavirusin? Rama paralajmëron: Do të kemi mbyllje tjetër nëse…

Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve për t’u ruajtur sa më shumë nga virusi.

Ai tha që njerëzit të bëjnë atë që i është kërkuar nga ekspertët, të shmangin sa më shumë daljet e panevojshme nëse nuk duam një tjetër mbyllje.

Kreu i qeverisë gjithashtu akuzoi opozitën se po shpërndan informacione të gabuara tek njerëzit në atë që ai e quan “luf.të për pushtet”.

“Virusi nuk na ndan në parti, luf.të e shëmtuar për pushtet që bëhet nga ata që nuk pyesin për shëndetin e popullit.

Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër në çdo mënyrë, dhe mos dyshoni në asnjë statistikë të qeverisë dhe as mos bini pre e frikës nga ata që ju duan mish për topin e luftës për pushtet e plaçkë. Edhe Shqipëria do e kalojë pjesën më të madhe të keqe, por që do ta heqim deri në fund me forcën e karakterit tonë,” tha Rama.