LSI njofton lëvizje të reja, ja çfarë pritet të ndodhë të shtunën

6 muaj para zgjedhjeve parlamentare, anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim do ti nënshtrohet një tjetër votimi.

Të shtunën, anëtarët e kësaj force politike do ti drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur delegatët e Konventës kombëtare.

“Ne kemi zhvilluar gjithë anën organizative të partisë, pra këto zgjedhje do shënojnë edhe një kulm të gjithë punës së bërë këto muaj në të gjitha strukturat bazë në mënyrë që të hapnim dyert për LSI, në mënyrë që ata që kanë ardhur në LSI të kenë mundësi për të zgjedhur. Të shtunën do të kemi zgjedhjet, në të gjitha degët tona, një proces votimi që na përgatit për zgjedhjet e 25 prillit. Mbahen nga ora 9 deri në 16:00”-ka deklaruar nënkryetarja Erisa Xhixho.