Lajm i trishtë për botën e futbollit, ndërron jetë nga koronavirusi trajneri që korri shumë suksese

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 61-vjeçare, trajnerit bullgar të klubit të Montanës, Nikola Spasov.

Spasov ishte infektuar, ndërkohë që pas 3 javësh i shtruar në spital ndërroi jetë.

Trajneri i ndjerë, ka pasur një karrierë të suksesshme edhe si futbollist, teksa u shpall kampion në vitin 1978 me Lokomotivën e Sofjes. Si trajner suksesin më të madh e regjistroi në vitin 2015 me Çerno More Varna, ku fitoi Kupën dhe Superkupën bullgare.