Kapiteni legjendar i Romës Francesco Totti tregon si e mposhti koronavirusin

Kapiteni legjendar i Romës Francesco Totti ka mposhtur më në fund koronavirusin. Këtë lajm e ka publikuar vetë ish-kapiteni legjendar i Romës në një postim të tijin në profiling zyrtar në ?Instagram?. Ai bën apel që të gjithë të kenë kujdes dhe mos neglizhojnë pasi vështirësia është e madhe.

“Përshëndetje të gjithëve. Siç e keni ditur që këto javë nuk kam qenë mirë. Tani jam rikuperuar dhe mund tju them me plot gojë se COVID-19 nuk kalohet lehtësisht: temperature që nuk më zbriste, oksigjeni i ulët dhe energjitë që më shteronin. Diagnostikimi ishte si një goiditje në zemër: Pneumoni nga infeksioni i SARS-COV2. Duke parë shkallën e diagnostikimit unë u shërova në shtëpi. 15 ditë që më dukeshin të largëta tashmë kaluan. Dua të falenderoj përzemërisht Prof. Alberto Zangrilo dhe Prof. Monika Roko dhe Silvia Anxheleti. COVID-19 mundet vetëm me masat parandaluese dhe udhëzimet”, shprehet Totti.