‘Ka kushtuar 300 mijë euro’, Basha bën deklaratën e fortë përballë gazetarëve: Ju plàçin sytë nëse …!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se paratë e tèrmetit që mori nga Konferenca e Donatorëve nuk i ka çuar në shërbim të qytetarëve.
Ai ka thënë se nëse do të ishte në vendin e Ramës nuk do t’i shpenzonte paratë për fasada dhe shpenzime të kota, duke përmendur rikonstruktimin e ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës, për të cilën thotë se ka kushtuar 300 mijë euro.

“Nuk do bëj unë ministrinë e Belinda Ballukut 300 mijë euro.E keni parë si ka dalë? Ju pëlqen fasada? Ju plaçin sytë nëse nuk ju ka pëlqyer. Ka kushtuar 300 mijë euro ajo. Sa kontenierë mund të ishin blerë me 300 mijë euro? Sa familje mund të ishin ndihmuar”, tha Basha.

Për sa u përket akuzave për vilat, Basha tha se kontratën e tij të qerasë e ka edhe kryeministri Rama, ndërsa shtoi se në politikë nuk ka hyrë i varfër.

“Që ditën e parë që kam hyrë në politikë, çdo qindarkë e imja është transparente. Unë nuk kam hyrë i varfër në politikë. Nuk kam asnjë vilë, jetoj me qira dhe Edi Rama e ka kontratën e qirasë tek tatimet. Unë jam politikan me rekorde publike. Punët që kam bërë kanë gjurmë”, u shpreh kryedemokrati.