Jozefina Topalli flet për të kaluarën e Lulzim Bashës dhe jep mesazhin e fortë: Është e dyshimtë…

Ish-kryetarja e Kuvendi Jozefina Topalli deklaroi se ka patur dyshime për të kaluarën e Bashës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke shtuar se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.

“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime mbi të kaluarën e tij. Ka qenë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qenë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri. Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e ëndrrave të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem”, tha ajo për Vizion Plus.