Ilir Meta në 2008: Sali Berisha ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Disa dëshmi dhe fakte të publikuara ditët e fundit kanë kompromentuar rëndë figurën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili së bashku me kunatin e tij, Erion Isufi dhe Argita Berisha, akùzohen se kanë punuar pas luf.te në Kosovës kundër UÇK-së. Por, një nga shqiptarët me të akùzuar pro Millosheviçit dhe kudra UÇK-së është Sali Berisha. Në seancën plenare të Parlamentit të datës 19 mars 2008, katër ditës pas Gërdecit, Ilir Meta, sot President, ka akùzuar Berishën se ishte kundër b0m.bardìmit nga NATO të makinerisë së luf.tës së Millosheviçit, ndërhyre e cila kapitulloi Serbinë, duke i dhënë fund luf.tës në Kosovë.

Teksa Berisha refuzonte të jepte dorëheqjen pas Gërdecit, me pretendimin e se do të anëtarësonte vendin në NATO, Meta është shprehur se “Po kështu, ky ka hall që Shqipëria të hyjë në NATO. Po ç’i duhet NATO-s Sali Berisha që nuk mbron dot si Kryeministër shtetasit e vet, popullin e vet, fëmijët e vendit të vet?! Nuk i duhet fare NATO Sali Berishës, sepse ka qenë edhe kundër b0m.bàrdìmeve të NATO-s në Kosovë, se nuk e dini”. Duke insistuar në kërkesën për dorëheqjen, Meta shtoi se “Jo thjesht për arsyet ligjore, por edhe nga ana morale, sepse do s’do ai, natyrisht, ai nuk e ka me dëshirë, po është identifikuar si një njeri, i cili sjell tra.gjèdi”.

Ndërkaq, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, është shprehur se “Nuk mund të dalësh këtu të thuash se unë paskam kërkuar mosb0m.bàrdìmin e ish-Jugosllavisë, se nuk ka njeri që ta besojë. Që ta dish ti këtu, b0m.bàrdìmin e ish–Jugosllavisë e kam kërkuar në shtator të vitit 1992 dhe janë mbushur faqet e shtypit botëror. Por këtu nuk është puna të merrem me historinë e shkuar, se kemi familje ende me vàrre të hapura në shtëpitë e tyre, sepse nuk kanë gjetur vìkt1mat, kemi vìkt1ma në m0rg të paidentifikuara. Këto janë probleme të tjera”.

Një vit më pas, Meta dhe Berisha nisën bashkëpunimin, ndërsa zyrtarizuan bashkëqeverisjen 2009-2013. Përp.lasjet e fundit mes Metës dhe Berishën u shënuan në vitin 2015 për çështje CEZ dhe akùzat për poròsitjen e vr.àsjes së pretenduar të Tom Doshit dhe Mhill Fufit. Dyshja u bashkua sërish në vitin 2017, ndërsa në 2 mars 2020, Berisha mori pjesë në mitingun e organizuar nga Meta para Presidencës, për rrëzimin e qeverisë ‘Rama’.