Greqia kriter të ri/ Ja çfarë do ti kërkohet shqiptarëve në kufi përveç tamponit negativ me vete

Greqia ka vendosur një kriter të ri për kalimin e kufirit nëpërmjet Kakavijës, e vetmja pikë e kalimit kufitar që do të qëndrojë e hapur nga dita e nesërme.

Kështu mësohet se përveç testit PSC që të ketë dalë negativ dhe të jetë i 72 orëve të fundit, autoritetet greke do t’u bëjnë edhe tamponin e shpejtë qytetarëve.

Kush rezulton pozitiv do kthehet, kush jo do të kalojë kufirin për të shkuar në destinacion. Mbetet për t’u parë nëse ky kriter i ri, do të shkaktojë radhë të gjata, siç ndodhi disa muaj më parë.