Greqia gati të marrë VENDIMIN e papritur; preket dhe Shqipëria

Greqia po shqyrton vendimin për mbylljen e kufijve tokësorë me vendet fqinje. Ky skenar erdhi për shkak të rritjes së madhe të rasteve të të infektuarve dhe viktimave në vendin fqinj.

Pas rekordit të ri të të infektuarve 3,209 rasteve të reja sot, kryeministri Kyriakos Mitsotakis thirri një takim të jashtëzakonshëm, ndërsa pritet që sërish nesër të ketë një takim dhe një vendim më të qartë.

Zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë, Tsiodras ngriti alarmin për Greqinë veriore dhe kërkoi që zonat si Grevena, Pella, Drama, Pieria, Larissa, Florina, Halkidiki dhe Evros, të kenë një vëmendje të shtuar.

Burime për “Zougla” nga tryeza e diskutimeve bëjnë me dije se po shqyrtohet shtrëngimi i kontrolleve në kufijtë tokësorë të vendit. Ne jemi një prej vendeve që do preket nëse Greqia merr një vendim të tillë për mbylljen e kufijve tokësorë.